Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në KZAZ-në 6 në Vaun e Dejës.
Në një postim në tWitter, kreu i qeverisë drejton gishtin nga kundërshtarët e tij, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Sipas kryeministrit ndëshkimi për ata që cënojnë zgjedhjet do jetë shembullor.
Edi Rama: Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurt me turp ditën e diel i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor
As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara.