Politika Maliqi: Po u bënë zgjedhjet e 30 qershorit, lë mandatin

Maliqi: Po u bënë zgjedhjet e 30 qershorit, lë mandatin

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një deklaratë të fortë në Open, në Top Channel, i “ngacmuar” edhe nga Alfred Peza, i cili e pyeti nëse i qëndron deklaratës së tij të mëhershme për të lënë mandatin, nëse mbahen zgjedhjet e 30 qershorit.

Maliqi pohoi se nëse zgjedhjet e 30 qershorit mbahen, ai është i gatshëm të lërë mandatin, por që sipas tij ato që do mbahen në 30 qershor nuk quhen zgjedhje pasi do të kundërshtohen edhe nga vetë Amerika dhe do krijohen probleme të tjera.