Policia e Shtetit ka arrestuar 14 persona si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër. 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim, ndër ta, funksionarë të bashkisë Vau Dejës apo të zgjedhur lokalë, si dhe Alfred hila, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.
Zv.drejtoresha e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, tha në një konferencë për shtyp se arrestimi i tyre u bë pasi një natë më parë, ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës “Ndre Mjeda” në fshatin Bushat, por edhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.
“Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ”, tha Hajnaj.
Në pranga kanë përfunduar
• Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës
• Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë
• Tom Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë
• Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti
• Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë
• Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram
• Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull
• Izet Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull
• Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac
• Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush
• Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush
• Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel
• Jetmir Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac
• Mark Rrethatori 26 vjeç
Proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë:
• Kastriot Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram,
• Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram,
• Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel
Të shpallur në kërkim:
• Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel
• Donard Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.
• Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë
• Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë
• Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë.
• Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë
• Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë
• Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.
• Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.
Ata akuzohen për veprat penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik” dhe “Dëmtimi i materialeve zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, dënimi nga 5 deri në 15 vjet, neni 236/2 dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet, neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet.