Të gjithë personat që morën pjesë në sulmin e 24 shkatorit në Banjskë tashmë janë futur në listën e INTERPOL-it. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ministri shprehet se ky është një hap i rëndësishëm , që do ta ketë efektin e plotë kur Serbia, t’i dorëzojë ata tek autoritetet në mënyrë që të përgjigjen para drejtësisë.
“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garanci e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste,” shprehet Sveçla.