Jeta e një shtetasi Australian iu shpëtua nga celulari i tij pasi dikush e sulmou atë më shigjetë.
Në mënyrë të pabesueshme, celulari ndaloi shigjetën para se ta godiste ndërkohë që personi po sulmohej në një zonë rurale në New South Wales.
43 vjeçari e plagos në mjekërr si pasojë e sulmit, por fotoja e lëshuar nga policia tregon se mund të kishte qenë akoma më keq se kaq.
Incidenti ndodhi kur agresori, i cili mbante në dorë shigjetën dhe hedhësen e saj, u përball me viktimën jashtë shtëpisë së tij, sipas policisë.
Viktima e kishte ngritur celuarin me qëllim që ta fotografonte agresorin, në momentin kur ky i fundit e lëshoi shigjetën në drejtim të tij.
Në vend që celulari të funksiononte si kamera, në fakt u kthye në një mburojë për ta ndihmuar viktimën nga një sulm që mund t’i rrezikonte dhe jetën.