Extra Tre rregulla si ta lidhni fëmijën në karriken e makinës

Tre rregulla si ta lidhni fëmijën në karriken e makinës

| Nga American Eye
Shpërndaje

Me aksidentet e makinave që ndodhin çdo ditë, siguria e fëmijëve tanë në rrugë është diçka që nuk mund të shpërfillet. Më poshtë keni tre rregulla kryesore se si të siguroni fëmijën tuaj teksa udhëtoni me makinë.

Fiksoni mirë rripin në trup, kjo do të shmangë ndonjë pasojë në rast aksidenti. Nëse e vendosni fëmijën në mënyrën e duhur në sediljen e makinës, fëmija as nuk e ndjen përplasjen e makinës. Sipas ekspertëve të sigurimit të sediljeve të makinave, shumë prindër nuk e kuptojnë se sa e rrezikshme është kur kurrizi i fëmijës nuk është në pozicion e duhur. Rripat e lirshëm, të pabarabartë në gjatës apo të përdredhur, pozicioni i pasaktë i gjoksit – janë vetëm disa nga gabimet që prindërit vazhdojnë të bëjnë.

Gjithashtu pozicioni i gjoksit duhet të jetë drejtë kur vendosni rripin e sigurimit. Nëse rripi është vendosur shumë poshtë, mund të aplikojë shumë forcë në pjesët e buta të trupit. Nëse rripi është e vendosur shumë e lartë, përplasja mund të shtypë qafën ose fytyrën e fëmijës.

Shiritat e shtrembëruara mund të lidhen në mekanizmat mbyllëse të sediljes së makinës dhe t’ju duket se shiritat janë të vendosur saktë, kur në fakt nuk janë. Një rrip i shtrembëruar do të aplikojë më shumë presion në trupin e fëmijës, duke përkeqësuar ndikimin e aksidentit të makinës.