Nga Aurenc Bebja*, Francë
“La Démocratie” ka botuar, të premten e 6 qershorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e atdhetarit shqiptar Syrja bej Vlorës, dhënë asokohe gazetës italiane “La Tribuna”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një intervistë e Syrja beut
“Romë, 5 Qershor. – La Tribuna do të botojë këtë mbrëmje një intervistë të zhvilluar me Syrja bej Vlorën, ish-deputetin turk dhe kunatin e Esat Pashës.
Syrja beu tha se i kishte dërguar një memorje (shkresë) të shkurtër markezit të San Giuliano-s (ministrit të jashtëm italian) dhe kontit Berchtold (ministrit të jashtëm austro-hungarez) për t’u kërkuar:
1° emërimin e një princi të krishterë;
2° krijimin e një banke shtetërore shqiptare, me kapital austro-italian dhe me një kontroll mbi të gjitha hyrjet e shtetit;
3° krijimin e një xhandarmerie ndërkombëtare.
Në lidhje me organizimin e Shqipërisë, thuhet gjithashtu se Austria do të mbështesë kandidaturën e një princi mysliman, duke argumentuar se një princ i krishterë do të rrezikonte vazhdimisht të godiste elementët jo të krishterë të popullsisë.
Kandidatura e një princi mysliman përbën për Austrinë ushtrimin e protektoratit katolik shqiptar.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania