Kryesore Tarifa studentore, Rama: Asnjë të mos paguajë më shumë se 50%

Tarifa studentore, Rama: Asnjë të mos paguajë më shumë se 50%

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj dizinformimeve siç i cilëson ai në lidhje me tarifat studentore për të cilat apelon që asnjë student nuk duhet të paguajë më shumë se 50%.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai shprehet se pengmarrësit që degjeneruan protestën, tani po  përpiqen të dizinformojnë studentët.

Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%”, shkruan kryeministri.