Teksa lajmi i shtatzënisë së dytë dhe së shumpëritur i gëzoi të gjithë, ditën e sotme Delinda Disha ka bërë një deklaratë të hidhur. Duke zbuluar se ishte në pritje të dyfishtë, aktorja ka njoftuar humbjen e madhe.
“Miq, dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”.