Bota “Do fuqizojmë mbrojtjen bërthamore”, NATO: Anti-tanke dhe dronë për Ukrainën

“Do fuqizojmë mbrojtjen bërthamore”, NATO: Anti-tanke dhe dronë për Ukrainën

NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për ndonjë incident të mundshëm bërthamor në luftën Rusi-Ukrainë.

“Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë do të ndryshonte totalisht natyrën e konfliktit”. Kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në përfundim të samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel, i mbajtur një muaj pas nisjes së ofensivës në Ukrainë.

Ndërsa paralajmëroi se mos ka po përgatitet të përdorë armë kime e biologjike, duke krijuar pretekste të rreme, Stoltenberg tha se aleatët ishin dakordësuar të rrisnin gatishmërinë për sulmet kimike, biologjike e bërthamore, duke forcuar mbrojtjen në shtetet anëtare duke ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga këto lloj armësh.

“Çdo përdorim i armëve kimike apo biologjike në Ukrainë do të ndryshonte totalisht natyrën e konfliktit. Do të prekte popullsinë e Ukrainës por edhe qytetarët e shteteve anëtare, pasi agjentët kimikë do të përhapshin atje. aleatët u dakordësuan për ti mundësuar Ukrainës mjetë për t’u mbrojtur nga sulmet kimike e biologjike e bërthamorë, si pajisje detektuese, suport mjekësor dhe trajnim. Ne po rrisim gjithashtu gatishmërinë e aleatëve për sulme kimike, biologjike e nukleare. Komandanti i lartë, gjenerali Walters, ka aktivizuar elementët tanë mbrojtës, kimik, biologjik e bërthamor dhe aleatët po dërgojnë më shumë mbrojtje kimike, biologjike dhe bërthamore për të përforcuar ato ekzistuese”, tha Stoltenberg.

Aleatët u dakordësuan për të ndihmuar Ukrainën me më shumë  ndihma ushtarake, përfshirë anti tanke e dronë, e po me asistencë të mëtejshme humanitare dhe financiare. Por ndërsa shprehu angazhimin e fortë për t’i qëndruar në krah Ukrainës, Stoltenberg tha se aleanca ka përgjegjësinë për të parandaluar që konflikti të mos kthehet në një luftë më të gjerë në Europë. Ai përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë, sipas propozimit të Polonisë.

“Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka të mundur për të mbështetur Ukrainën dhe unë mirëpres ofertat konkrete të asistencën nga aleatët gjatë samitit. Në të njëjtën kohë kemi përgjegjësinë të sigurojmë që ky konflikt të mos përshkallëzojë më tej, pasi kjo do të ishte më e rrezikshme dhe më shkatërruese”, shtoi kreu i NATO-s.

Aleatët u pajtuan gjithashtu të forcojnë krahun lindor, me dërgimin e trupave dhe aseteve ushtarake.

”Ne po ripërshtasim mbrojtjen dhe parandalimin afatgjatë, me më shumë trupa, më shumë asete ajrore dhe detare. Kemi rritur prezencën në lindje dhe sot vendosëm për 4 grupe të reja lufte. Komandantët ushtarake do të angazhohen për të garantuar opsione të një prania afatgjatë të trupave te NATO-s në pjesën lindore”, vijoi Stoltenberg.

Shefi i NATO-s i bëri thirrje Kinës t’i bashkohet mbështetjes së perëndimit për Ukrainën dhe të mos i ofrojë ndihmë ekonomike dhe ushtarake Rusisë duke promovuar zgjidhjen paqësore të konfliktit.