Biznesmeni francez Bernard Arnault ka fituar, sipas “Forbes”, 5,1 miliardë dollarë për dy ditë.
Ky fitim marramendës erdhi pasi kompanitë e tij patën një rritje të vlerës së aksioneve në bursë.
Pasuria e Arnault ka shkuar tashmë në 96,3 miliardë dollarë.
Arnault është pronar i grupit LVMH, që ka në pronësi 70 nga markat më të njohura të luksit si Christian Dior, Louis Vuitton, Dom Perignon Champagne dhe TAG Heuer.