Bota Të moshurit në Finlandë: Ndihmë, na mbyti vetmia!

Të moshurit në Finlandë: Ndihmë, na mbyti vetmia!

epa05131176 Veera Dahlgren 18-year-old and Irja Helminen 97-year-old in "Oman Muotoinen Koti" (The House that Fits) in Helsinki, Finland, 28 January 2016. The pilot project run by the City of Helsinki began this year and sees people under the age of 25 provided with cheap accommodation inside the city's Rudolf Seniors Home for one year. EPA/KIMMO BRANDT

Autoritetet në qytetin finlandez të Kuusamos kanë nisur një fushatë ku fëmijët nxiten që të ndihmojnë njerëzit e moshuar në përgatitjet e festave të fundvitit.

Është kjo një inisiativë që ka për qëllim zbutjen e ankthit të vetmisë për njerëz në zgrip të moshës.

Autoritetet e qytetit kanë thënë se në këtë mënyrë duan të jenë pranë bashkëqytetarëve në moshë të thyer, të cilët mund të ndihen të vetmuar në atmosferën e festave.

Inisiativa nisi pasi rreth 150 pensionistë i dërguan letra autoriteteve të qytetit me dëshirën për ndihmë në kremtimin e festave.

Sipas mediave lokale, një numër i madh fëmijësh që marrin pjesë në veprim vizitojnë të moshuarit të cilët i ndihmojnë në gatim, pastrimin e shtëpive, në zbukurimin e ndonjë bredhi etj.

Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 500 mijë deri në 1 milion njerëz të moshuar në Finlandë ballafaqohen me vetminë, që sipas disa hulumtimeve, përbën një kërcënim për shëndetin mental e fizik bashkë të njeriut.