Shkencëtarë në Gjermani kanë krijuar organe njerëzore transparente duke përdorur një teknologji e cila na çon në një rrugë të re drejt krijimit të printimeve tre-demensionale të pjesëve tona të trupit.
Organi skanohet nga lazera me anë të një mikroskopi, që i lejon shkencëtarët të shohin strukturën duke përfshirë venat e gjakut dhe çdo lloj qelize me vendndodhjen e tyre specifike.
Duke përdorur “blueprint” munden të printojnë skeletin e organit dhe më pas kryejnë vendosjen e printit 3D të mbushur me qeliza të cilat veprojnë si “bojë”.
Këto qeliza injektohen në pozicionin e duhur dhe në këtë mënyrë organi si veshka ose truri bëhen funksionale.