Teleskopi hapësinor “Webb”, më i madhi dhe më i fuqishmi në botë, sjell për herë të parë pamje të pabesueshme të Jupiterit, planetit më të madh të sistemit diellor.
Fotot e Jupiterit janë bërë nga teleskopi në muajin Korrik. Imazhet tregojnë stuhitë, aurorat dhe unazat që rrethojnë Jupiterin. Këto pamje astronomët i kanë përshkruar si të pabesueshme.
“Nuk e kemi parë kurrë Jupiterin kështu. Është e pabesueshme”, tha astronomia Imke de Pater.
NASA shpjegoi se aurorat që duken në foton e Jupiterit janë shfaqje drite të shkaktuara nga Dielli. Kurse njolla e kuqe është një stuhi e madhe aq sa mbulon gjithë Tokën. Kjo stuhi u shfaq e bardhë sepse reflektonte shumë dritë dielli.
Fotografitë me infra të kuqe të Jupiterit janë ngjyrosur artificialisht për t’i bërë këto veçori që të duken, për shkak se rrezet infra të kuqe janë të padukshme për syrin e njeriut.