Tenori i famshëm, Placido Domingo, ka njoftuar pasditen e së dielës se ka dalë pozitiv me koronavirus.
Me anë të një postimi në Facebook, artisti i madh spanjoll tha se e ndjente “detyrim moral” që të ndante këtë lajm me publikun dhe shtoi se së bashku me familjen e tij po qëndron në izolim.
Placido Domingo sqaron në postim se vendosi ta kryente testin pasi kishte temperaturë dhe kollë.
Në fund, tenori u kërkoi të gjithë njerëzve që të ndjekin rregullat e vendosura nga autoritetet: “Ju përgjërohem që të jeni shumë të kujdesshëm, të ndiqni rregullat bazike, siç janë larja e shpeshtë e duarve, qëndrimi larg njëri-tjetrit 2 metra dhe qëndrimi në shtëpi mbi të gjitha”.