Situata në Shkodër është tensionuar. Protestuesit janë konfrontuar me Policinë, ndërsa kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme, atje ku po mbahet mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Protestuesit kanë hedhur edhe shishe ndaj policisë, ndërkohë që vijon normalisht mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës për të zgjedhur fillimisht kryetarin dhe sekretarin e këshillit e më pas zëvendësit e tyre.