Një aktivist që tentoi të digjte flamurin e Vorio-Epiriot në momentin që po mbërrinte në SPAK kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, është shoqëruar nga policia.
Policia ka mbërritur para ambienteve të SPAK përpara se të mbërrinte Dule dhe ka shoqëruar të riun duke mos e lejuar të kryejë aktin që kishte paralajmëruar.
Këtë të martë është planifikuar të mbahet seanca gjyqësore për ankimimin e Fredi Belerit për lejen e posaçme, për tu betuar si kryebashiak.
Kreu i PBDNJ ka qenë i pranishëm edhe në seancat e shkuara ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.