Kryesore SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin

SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Belerin

SPAK ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burgim për Fredi Belerin, që fitoi zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Himarës.

SPAK e akuzon Belerin për blerje votash, i cili u arrestua 2 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Ndërsa për Pandeli Kokaveshin, gjithashtu i akuzuar, SPAK kërkoi 2 vite burgim, por të konvertohen në 4 vite shërbime prove.

Gjatë konkluzioneve, SPAK kërkoi nga gjykata të mbahet parasysh fakti që Beleri ka qenë i dënuar më herët, si dhe faktin që ai “nuk e ka pranuar akuzën dhe nuk ka shprehur pendesë”.

Në përfundim, avokati i Fredi Belerit tha se SPAK nuk ka paraqitur asnjë provë të re dhe se ky proces është i montuar.

Ndërkohë që më 28 shkurt në orën 14:30 do të mbahet seanca e radhës ku do të bëhet mbrojtja e Fredi Belerit.