Taksisti 39-vjeçar i cili tentoi të vetëdigjet ditën e sotme para kryeministrisë, ka treguar se humbi punën 2 ditë më parë pasi i kishin hequr patentën.
Gjatë shoqërimit në polici ai ka thënë se “nuk mund të jetoj dot më në këtë situatë” duke konfirmuar se akti erdhi prej heqjes së patentës që solli papunësinë e tij.
Sipas policisë, taksisti kishte shkelur rregullat e qarkullimit dhe Policia Rrugore i hoqi patentën. Mësohet se ai ishte ankuar më pas në Komisariat, por patenta nuk i ishte kthyer.
Dyshohet se ky veprim i shkaktoi atij gjendje të rënduar psikologjike dhe për këtë arsye ai 39-vjeçari tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë, ku për fat të mirë u shpëtua nga policia.
Edhe pse deri tani dyshohet që gjendja e rëndë psikologjike të ketë ardhur prej heqjes së patentës grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të tjera.