Bota Koronavirusi në Itali: Rriten rastet e reja, i qëndrueshëm numri i viktimave

Koronavirusi në Itali: Rriten rastet e reja, i qëndrueshëm numri i viktimave

Rritet lehtë numri i rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Itali: janë 249, në krahasim me 233, ndërsa në total numri ka vajtur 244.216

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi (11 ishin ditën djeshme), për një total prej 35042 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 323 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 196 806

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 249 raste të reja pozitiv për një total prej 244.216

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 10 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 788 vdekje, si edhe 88 raste të reja me Covid, shifër që e rrit në 95 459 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.