Aktualitet Tentuan t’i merrnin një biznesmeni 70 mijë euro duke u hequr si...

Tentuan t’i merrnin një biznesmeni 70 mijë euro duke u hequr si zyrtarë, 4 në pranga në Tiranë

Plani për t’i marrë një biznesmeni 70 mijë euro duke u hequr si zyrtar, ka rezultuar një dështim për një grup kriminal nga Tirana.

Katër persona kanë rënë në pranga, e ndërsa dy janë shpallur në kërkim, me tyre edhe ai që mendohet të jetë edhe “koka” e grupit.

Sipas Policisë së Shtetit, ata janë prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 39 vjeç, Mikel Panxhi, 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Xhensil Qefa, 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe Florian Gjergji, 40 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi policia.

Sipas uniformave blu një prej të shpallurve në kërkim është edhe organizator i këtij edhe organizator i kësaj skeme mashtrimi.

Policia ka sekuestruar në lidhje me këtë ngjarje 2 makina dhe 6 aparate celulare.

Nuk dihet se kush ka qenë biznesmeni, e ndërsa duhet thënë se kjo skemë mashtrimi është e njohur për Policinë, pasi më herët në operacione të ndryshme ka arrestuar të tjerë persona që ndiqnin të njëjtën rrugë për të kërcënuar një biznesmen

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.