Deutsche Welle ka raportuar për vendimin e Këshillit të Evropës për të mos sjellë vëzhgues në Shqipëri për votimet e 30 qershorit. Media gjermane thotë se anulimi vjen një ditë pas deklaratës së Presidentit Meta se “ligjërisht nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor”.
“Një situatë e tillë sjell paqartësi dhe ngre pyetjen: A do të ketë apo nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor? Pikërisht kësaj paqartësie dhe rreziqeve që mbart ajo i referohet KiE në vendimin e sapomarrë”, shkruhet në faqen e ‘DW’.
Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, për arsye sigurie vendosi tërheqjen e vëzhguesve të planifikuar për të sjellë në Shqipëri më 30 Qershor. Ky vendim i është përcjellë zyrës së Këshillit Europian në Tiranë.