Edhe Greqia është tronditur nga lëkundjet e tokës paraditen e kësaj të martë.
Tërmeti i fundit është regjistruar në juglindje te ishullit të Kretës, pikërisht në det.
Lëkundjet kanë qenë 5.6 ballë të shkalles Richter me një thellësi 20 kilometra, pak a shumë i njëjtë me atë që goditi të shtunën Shqipërinë.
Ende nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të lënduar.
Duhet theksuar se ishulli i Kretës është një zonë me aktivitet te lartë sizmik.