Kleriku më i lartë i Kishës Katolike të Francës, Kardinali Filip Barbarin, është dënuar 6 muaj me kusht.
Një gjykatë në Francë e shpalli atë fajtor për fshehjen e abuzimeve seksuale të minorenëve nga anëtarë të kishës.
Kardinali i mohon akuzat dhe do te apeloje kundër vendimit. Dënimi i Barbarin vjen ndërsa Kisha Katolike po përballet me një valë të re akuzash për abuzime seksuale.