Bota Terroristët e vrarë në Kosovë, Serbia shpall 27 shtatorin ditë zie

Terroristët e vrarë në Kosovë, Serbia shpall 27 shtatorin ditë zie

Qeveria serbe ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare për vrasjen e tre terroristëve të cilët sulmuan me armë policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë efektivin Afrim Bunjaku.

Vendimi u mor nga qeveria e Republikës së Serbisë gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të kësaj të marte.

Në njoftimin publik, thuhet shkurt se të gjitha manifestimet publike do të anulohen për të nderuar viktimat në Kosovë.

“Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e manifestimeve publike që programin e tyre ta përshtatin të mërkurën, më 27 shtator dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës u sulmua në veri nga grupe terroriste ditën e diel. Si pasojë e sulmit u vra polici Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe 3 terroristë, ndërsa u sekuestrua sasi e madhe armësh.