Mesazhi që vjen nga testimi i parë i Formula 1 ishte aq i qartë sa edhe koha e kësaj periudhe të vitit, duke krijuar shumë paqartësi. Ferrari është një hap përpara deri në këto momente dhe kampionët e botës Mercedes janë disa hapa pas deri në këtë fazë të testimeve. Ferrari ishte i shpejtë sa herë që doli në pistë, dhe makina tregoi qëndrueshmëri. Megjithëse gjërat në Mercedes u përmirësuan në ditën e fundit, ende makina nuk po vjen në formën optimale dhe nga shumë specialistë, forma e Ferrarit është një formë presioni për makinën gjermane. Kjo ishte ndjesia para se shoferët e Mercedesit të fillonin të flisnin me mediat, duke e mbështetur makinen e re dhe i dhënë asaj kohë për t’u përmirësuar në të ardhmen.
“Ferrari është shumë i fortë deri më tani siç e keni parë,” tha Ljuis Hamilton. “Ata kanë punuar mirë dhe duket se kanë një makinë më të mirë nga ajo që kishin të vitin e kaluar që do të thotë se sezoni i ri do të jetë edhe më shumë sfidues për ne.
“Pa marrë parasysh llojin e karburantit apo mënyra se motori punon, ata lëvizin shpejtë”, tha shoku i skuadrës së Hamilton, Valteri Botas. “Çdo gjë që ne të përpiqemi për të korrigjuar në çdo rast ata janë të shpejtë. Në të dyja rastet si në pistë të hapur ashtu edhe në distanca të shkurtër ata janë të shpejtë. Kështu që unë mendoj në këtë pikë ne ndjehemi pak më mbrapa. Në kushtet e sjelljes së makinës, ne ende kemi shumë punë për të bërë në ruajtjen ekuilibrit. Por gjithsesi ne nuk mendojmë se ndokush nga ne është duke shkuar me këtë lloj të makine në garën e parë, duke përfshirë edhe skuderinë tonë. Ne kemi pjesë të reja që vijnë për garën e parë. Por ne nuk të vërtetë mbështetemi vetëm në atë gjë.”
Duke folur në ditën e fundit të testit, Çarls Leklerk i Ferrarit ishte i prirur për të minimizuar rëndësinë e rezultateve deri tani. “Performanca nuk ka kuptim tani për shkak se mbetet thjesht një testim”, tha ferraristi më i ri i cili ishte shumë i shpejtë në makinën e kuqe. Të tjerat ndoshta nuk po e shtyjnë gazin deri në fund dhe ne të njëjtën gjë po bëjmë, kështu që ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në garën e parë. Unë do të besoj se Mercedes ka mbetur prapa tani për tani, por besoj se ata nuk po tregojnë forcën e tyre të vërtetë.”
Është e rëndësishme të thuhet se edhe skuderitë që kanë shumë të dhëna në sistemet e tyre kompjuterike për makinat, nuk mund të flasin me siguri. Do duhet ende shumë punë nga stafet për të sqaruar mjegullën që mbizotëron në këtë periudhë.
Në provat e fundit, të parët ishin makinat e Reno, që ndiqeshin nga Toro Roso, Alfa Romeo (ish-sauber) dhe makinat e Ferrarit dhe Mercedes ishin në vendet katër dhe pesë, duke lënë pas Red Bullin. Riçardo dhe Hulkemberg me makinat e tyre Reno ishin të parët në testime, por ka një problem me këto të dhëna. Zakonisht në provat e shpejta pilotët dhe skuderitë përdorin lloje të ndryshme gomash dhe nivel të ndryshëm të karburantit në serbator. Ekipet nuk zbulojnë ngarkesat e tyre të karburantit, por nuk mund të zhvlerësojnë faktorë të tillë si gjatësia dhe koha e vendosur në pistë dhe për këtë arsye nuk mund të punojnë jashtë sasisë minimale të karburantit. Nuk është një matës absolut, por ai i afrohet realitetit të gjendjes së skuderive.