Extra Tipet e njerëzve që janë të dënuar të qëndrojnë vetëm

Tipet e njerëzve që janë të dënuar të qëndrojnë vetëm

Sipas rezultateve të një studimi sot është e vështirë të krijosh një lidhje. Përkundër faqeve online që ju mundësojnë të njihni njerëz të rinj, sërish ka shumë të tjerë të cilët janë vetëm. Pse ndodh kjo? Bright Side ka realizuar një studim ku ka zbuluar tipet e njerëzve që janë vetëm.

Djali i Mamasë
Imagjinoni që një djalë t’ju ftojë në shtëpinë e tij për një kafe pas darkës, por ju kërkon të flisni me zë të ulët, sepse prindërit e tij po flenë në dhomën tjetër. Po, kjo do të thotë se ai zgjodhi jetën me prindërit, edhe pse ai ka mbaruar studimet prej kohësh. Është aq e përshtatshme kur nëna gjithmonë është aty për ta ushqyer, për të mbajtur gjithçka të pastër dhe të organizuar, dhe për t’i larë rrobat Ajo mund të të japë edhe disa para xhepi nëse sillesh mirë. Ky djalë mund të jetë një mik i madh, por jo një burrë i mirë.

Tifozi
Nëse ai ju lë gjithmonë për të parë ekipin e tij të preferuar, ai nuk është i duhuri. Nuk po shkruajmë për atë grup djemsh që ndjekin futbollin, por për ata që janë të fiksuar dhe shtëpia juaj kthehet në një stadium me djemtë kur ka ndeshje ekipi i tij i preferuar. Me një tip të tillë nuk shtyhet gjatë.

Shakaxhiu
Ky person është i gatshëm të tregojë të gjitha historitë e tyre interesante, anekdotat dhe shakatë për tërë mbrëmjen gjatë një takimi. Ai nuk është i interesuar të dëgjojë të tjerët. Nëse përpiqesh të shtosh një histori në monologun e tij, ai do të të ndërpresë me një histori, “Njëherë kisha …”. Pra, në vend që të shkosh në një datë të dytë me këtë person, është më mirë të shkosh vetëm të shohësh një shfaqje.

Dorëlëshuari
Dorëlëshuari do t’ju ftojë në restorantin më luksoz në qytet dhe ju mund të konsumoni çdo gjë që dëshironi. Mirëpo, herës tjetër që do të takoheni do t’ju kërkojë borxh 10 dollarë. Marrëdhëniet me këta njerëz mund t’ju fusin në borxhe.

Të paqëndrueshmit
“Kam një të dashur, por ne kemi vendosur të marrim një pushim”, thotë personi me të cilin keni dalë në një mbrëmje. Ata mund të përfundojnë duke folur gjithë mbrëmjen rreth ish-it të tyre pavarësisht nëse ato janë tregime pozitive ose negative. Kjo do të thotë që ndjenjat e tyre akoma nuk janë ftohur dhe se nuk ka asnjë pikë në fillimin e një marrëdhënieje të re, sepse askush nuk dëshiron të jetë rrota e tretë apo e tërhiqesh.