Tirana nuk ia ka dal dot në sfidën e saj të parë direkte në luftën për titullin kampion përballë Kukësit. Në ndeshjen që u luajt në “Elbasan Arena”, kuksianët kanë fituar me rezultatin 2-1 përballë “bardhebluve” duke marrë kështu dhe kryesimin e tabelës me 10 pikë.
Abazaj shënoi i pari për ekipin verior në minutën e 18 të takimit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.
Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë kuksianët shënuan dhe golin e dytë me anë të Shkurtaj. Ekipi i Memës provoi të reagonte por ishte i pafat në disa raste. Goli për Tiranën erdhi në minutën e 88 të takimit me Cobina, i cili duhet thënë se ishte një nga lojtarët më të mirë në këto 90 minuta.
Pas rënies së bilbilit u shënua dhe një incident i rëndë mes futbollistëve të të dyja ekipeve të cilët rivalitetin e fushës e transferuan me grushta në tunelin që të çon për te dhomat e zhveshjes. U desh ndërhyrja e policisë dhe e presidentit Gjici që situata të qetësohej.
Në ndeshjet e tjera të ditës së shtunë Partizani barazoi 1-1 me Bylis dhe Skënderbeu fitoi 1-0 ndaj Teutës