Tirana përballet sërish me Laçin në kampionat, me bardheblutë, të cilët i konsiderojnë finale të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit.
Kryeqytetasit do të drejtohen nga zëvendës trajneri Erjon Xhafaj pas pezullimit të Ardian Memës me dy ndeshje, si pasojë e incidenteve në ndeshjen ndaj Kastriotit. Sipas Xhafaj, kjo përballje do të jetë shumë ndryshe nga ajo e Kupës.
Fitorja ndaj Laçit, veçse objektiv, është edhe stimul për Tiranën, teksa pak ditë më parë u nda nga jeta ikona e klubit bardheblu, Ali Mema, babai i trajnerit Ardian Mema.
Bardheblutë kërkojnë të lënë pas humbjen në Fushë-Krujë, dhe të rikthehen tek suksesi për t’ju larguar fundit të tabelës.