Aktualitet Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, policia dështon në arrestimin e...

Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, policia dështon në arrestimin e të dënuarve

Policia e Lezhës ka dështuar në arrestimin e të dënuarve për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.  Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në këtë zonë, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve

I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa nga personat e tjerë nuk ka ende asnjë gjurmë.

Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e pesë të shpallurve në kërkim por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.