Bota Tkurret popullsia e bardhë në SHBA. Hispanikët rriten me rreth 50%

Tkurret popullsia e bardhë në SHBA. Hispanikët rriten me rreth 50%

Numri i njerëzve të bardhë në Shtetet e Bashkuara pritet të bie, sipas të dhënave të fundit të Zyrës së Regjistrimit të SHBA-ve, për herë të parë që nga fillimi i regjistrimit të popullsisë, raporton Washington Post.

Popullsia amerikane pritet të shfaqë vetëm 7.4% rritje në dekadën e fundit – më e ngadalta në histori, me përjashtim të viteve 1930. Pjesa më e madhe e rritjes vjen nga njerëzit me ngjyrë.

Njerëzit hispanikë janë parashikuar të përbëjnë gjysmën e rritjes së popullsisë.

Pjesa e aziatikëve në SHBA pritet të rritet nga 3% në 2010 në 6% në 2020. Pjesa e njerëzve me ngjyrë të zezë do të qendrojë në 12.5% të popullsisë.