Astronomët thonë se Toka është 2 000 vjet drite më afër një vrime të zezë supermasive sesa mendohej më parë.
Është fjala për një vrimë të zezë që njihet si Shigjetari A* dhe gjendet në qendër të galaktikës së Rrugës së Qumështit.
Për më tepër, sistemi ynë diellor po kalon nëpër hapësirë me shtatë kilometra në sekondë më shpejt sesa kishin llogaritur shkencëtarët.
Zbulimet yjore janë falë një harte të re dhe të përmirësuar të Rrugës së Qumështit, botuar këtë javë dhe bazuar në vëzhgimet e mbledhura nga një projekt i astronomisë japoneze gjatë 15 viteve të fundit, së bashku me të dhëna të tjera të fundit.
Një vit dritë është i barabartë me 9.5 trilion kilometra, kështu që ndërsa fillimisht mund të tingëllojë sikur fundi është afër, shkencëtarët kanë theksuar se me të vërtetë nuk ka asnjë arsye për alarm mbi afërsinë e Tokës me vrimën e zezë.
Në vend që të paralajmërojë për fundin, modelimi i ri lejon shkencëtarët të përcaktojnë vendndodhjen e Tokës brenda galaktikës në një shkallë më të madhe saktësie.