Rreth 13,000 vite më parë kafshët me përmasa gjigante si mastodonët, mamuthët, macet me dhëmbë të mëdha u zhdukën nga toka. Shkencëtaret kanë gjetur prova në bërthamat e sedimentit, mbështetur në një teori të diskutueshme ende se një asteroid ose një kometë ka goditur tokën, çka bëri në zhdukjen e një kafshëve te një epoke të akullt dhe ftohjes së globit.
Në gjuhën e tyre kjo është quajtur “Hipoteza e ndikimit të ri” dhe u sugjerua për herë të parë më 2007. Sipas kësaj hipoteze një trup jashtëtokësor goditi tokën 12.800 vjet më parë. Kjo çoi në një ftohje ekstreme të mjedisit, dhe bëri që më shumë se 35 lloje kafshësh të mëdha të zhdukeshin. Në të njëjtën kohë popullsia njerëzore u zvogëlua. Një tjetër ndikim në këtë situatë mendohet të ketë qenë dhe shkaku u zjarreve të mëdha masive, që krijuan tym të mjaftueshëm për të bllokuar diellin, çfarë solli një ftohje të gjatë të motit.
Ky ndryshim klimatik e zhvendosi tokën në kushte të ngjashme me epokën e akullit duke zgjatur rreth 1.400 vjet. Por arsyet e zhdukjes së kafshëve dhe ulja e popullsisë sërish është e diskutueshme. Sipas shkencëtarëve provat që kanë çuar në një situatë të tillë sot mund të gjenden te platini. Platini mund të gjendet në asteroide, kometa apo meteoritë. Studiuesit i gjetën ato në bërthama sedimentesh të mbledhura nga Pellgu i Bardhë në Karolinën e Jugut. Studimi i tyre u botua këtë muaj në një revistë shkencore. Shembujt të tjerë të kokrrave të tepërta të platinit janë gjetur në gjithë Europën, Azinë Perëndimore, Kilin, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Veriut.
“Ne vazhdojmë të gjejmë prova dhe të zgjerojmë gjeografinë e tyre”, tha Christopher Moore, autor i studimit dhe arkeolog në Universitetit e Karolinës së Jugut.
“Ka pasur dokumente të shumta që kanë dalë në dy vitet e kaluara me të dhëna të ngjashme nga faqet e tjera që pothuajse në mënyrë universale mbështesin idenë se ka pasur një ndikim jashtëtokësor ose një shpërthim ajri apo kometë që shkaktoi zhdukjen e kafshëve të tilla”, tha ai.
Moore ka punuar edhe me hulumtimet e mëparshme në lidhjen me platinin. Gjetja e pikave të ndryshme të tij në gjithë globin i ka bërë studiuesit të krijojnë një ide globale.
“Fillimisht ne menduam se ishte një ngjarje e ndodhur në Amerikën e Veriut, më pas gjetëm prova të kësaj ngjarjeje edhe në Europë dhe gjetkë. Tani hulumtimet na kanë çuar në Kili dhe Afrikën e Jugut, e duket si një histori globale”, tha Moore. Studiuesit kanë gjetur prova të pikës së ndikimit duke çuar një krater në Grenlandë. Atje, ata gjetën sedimente platini dhe iridiumi. Iridium u gjet gjithashtu në vendin e kraterit të ndikimit të lidhur me zhdukjen e dinozaurëve. Por krateri së pari duhet të datohet saktë. Hipoteza lidhet në lidhje e me një lule të egër të quajtur Dryas, e cila u shfaq në Evropë 12.800 vjet më parë dhe mund të lulëzojë edhe në mot të ftohtë. Disa shkencëtarë ende nuk janë pajtuar me hipotezën, kjo është arsyeja pse ajo konsiderohet e diskutueshme.
Debatet vijojnë mes shkencëtarësh por ajo çfarë është e rëndësishme sipas Moore është fakti që po arrihet në një unanimitet të përbashkët, mbi një dukuri që ka qenë botërore. Pikërisht kjo goditje e madhe ka çuar në zhdukjen e dinozaurit e kafshëve të tjera të përmasave të tilla.