Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli thotë se PD aktuale është larg qëllimit për të cilit u krijua. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Topalli tha se prej 2013 nuk e njeh më PD-në.
“Unë nuk e njoh më PD-në. Në kuptimin që dhe e them me shumë dhimbje. Nuk e njoh më në kuptimin e asaj që unë kam menduar se është Partia Demokratike. Në kuptimin e shpresës, të besimit, të vlerave, të parimit të një force që do ta bënte vendin më të mirë. Nuk është një ditë, është proces që ka filluar që ka filluar pak para 2013 dhe është formalizuar në 2013 dhe pastaj është në rrëshqitje të permanente larg asaj qëllimi për të cilën është krijuar kjo forcë politike”, tha Topalli në Përballë.