Traditat e 14 shkurtit, ditës së të dashuruarve janë të ndryshme në vende të caktuara të botës. Nëse mendoni se një mbrëmje romantike nën dritën e qirinjve, pak muzikë në sfond dhe verë, është zgjedhja më e mirë për të kaluar mbrëmjen e kësaj feste, çiftet në vende të ndryshme të botës nuk mendojnë ta kalojnë kështu. Njihuni me mënyrat që zgjedhin njerëzit për ta festuar në disa vende të ndryshme të botës.
“Në Gjermani ndalohen copat e vogla të letrave në formë zemre në klasa. Dita e Shën Valentinit festohet vetëm nga të rriturit” thotë Sharon Schweitzer themeluese i Protokollit dhe Etiketë në të gjithë botën. Gjithashtu gjermanët kanë derrin si simbolin e ditës së romancës, çiftet i dedikojnë njëri tjetrit copa letrash me figurën e derrit si dhe mishi që sërviret më shumë në këtë mbrëmje është mishi i derrit. Ndërsa çokollata është ëmbëlsira e amerikanëve që zgjidhet në Ditën e Shën Valentinit, gjermanët kanë biskota në formë zemre dhe mesazhe të shkruara me krem.
Koreja e Jugut– Burra janë ato që bëjnë dhurata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa e kundërta është në Korenë e Jugut. Në këtë vend janë gratë që surprizojnë partnerët e tyre me çokollata apo dhurata të ndryshme.
Japoni – Meshkujt japonezë nuk kanë pse të fusin dorën në xhep sot, pasi janë gratë ato që duhet t’u bëjnë dhurata partnerëve, por jo vetëm, edhe meshkujve të tjerë të familjes apo kolegëve. Mos mendoni menjëherë ‘’të gjorat ato’’, pasi gratë japoneze do të marrin dhurata një muaj më vonë, pikërisht më 14 mars. Kjo ditë njihet ndryshe si ‘’White day-dita e bardhë’’.
Itali– Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, ku shokët e klasës dhe familjet shkëmbejnë karta dedikmesh, Italia feston Ditën e Shën Valentinit si një festë vetëm për të dashuruarit, thotë Schweitzer. Çokollatat Baci Perugina, të cilat kanë një mesazh romantik të shkruar brenda petëzimit, janë dhurata që shkëmbehet mes çifteve. “‘Baci’ do të thotë ‘puthje’ në italisht,” thotë Schweitzer. “Kur shkëmbejnë Baci Perugina – një kuti e vogël e atyre çokollatave të vogla me lajthive – po shkëmbejnë puthje.
Danimarkë-Trëndafilat e kuq dhe ëmbëlsirat janë zgjedhja e ditës së 14 shkurtit. Burrat danez gjithashtu dërgojnë copëza letrash me poezi qesharake partnereve të tyre, me nënshkrime anonime, ndërsa ata që nuk e gjejnë kush e ka dërguar letrën, dënohen që t’i bëjë një dhuratë partnerit të tyre ditën e pashkëve.
Franca -Si qyteti i dashurisë, Parisi është një destinacion popullor për çiftet në Ditën e Shën Valentinit. “Disa njerëz mendojnë se është kryeqyteti i botës për ditën e Shën Valentinit”, thotë Schweitzer. Çiftet atje kanë një traditë të veçantë, çdo 14 shkurt ata vendosnin një kyçi në parmakët pranë lumit Seine dhe çelësin hedhin në lumë. Por Parisi nuk është destinacioni i vetëm francez për romancë, thotë Schweitzer. Fshati i Shën Valentinit zbukurohet në lule çdo vit për festivalin e saj të Shën Valentinit, thotë ajo. Aktivitetet e ditës përfshijnë dasmat, ripërtëritjen e premtimeve dhe mbjelljen e pemëve për të përkujtuar dashurinë. Çiftet franceze gjithashtu shkëmbejnë shënime të bukura dashurie të quajtura karma d’amities, thotë Schweitzer.
Meksikë-14 shkurti nuk është vetëm për çiftet në Meksikë, ku dihet si Dita e Dashurisë dhe Miqësisë, thotë Schweitzer. Balonat, lule, dhe pankartat më shënime romantike mbushin rrugët në qytetin meksikan.
USA –Shen Valentini ne USA, festohet nga te gjithë, edhe nga fëmijët te cilët shkëmbejnë letra me heronjtë e tyre të kartonëve të animuar.
Poloni -Për Shën Valentinin, në Wroclaw, në Poloni, çiftet nuk zgjedhin trëndafila, por dryn për t’u betuar për dashuri të përjetshme, duke i varur në urën Tumski dhe duke e hedhur më tej çelësin në lumin Oder. Mijëra dryna, të të gjitha përmasave dhe ngjyrave janë grumbulluar që prej tre vjetësh në parmakët metalikë të kësaj ure që lidh ishullin ku ndodhet katedralja me pjesën tjetër të qytetit, në perëndim të Polonisë.
Holandë– Në Holandë të dashuruarit shkëmbejnë dhurata, por disa njerëz, ashtu si dhe në vende te tjera, dërgojnë letra dashurie. Një ndër dhurata me te përhapura për Shën Valentin është një zemër me çokollatë.