Aktualitet Trafik armësh në Portin e Durrësit, zbulohet identiteti i të arrestuarit (VIDEO)

Trafik armësh në Portin e Durrësit, zbulohet identiteti i të arrestuarit (VIDEO)

Policia Kufitare bën me dije se një person është kapur në portin e Durrësit në tentativë për të futur në vend një arsenal armësh.

I arrestuari është kapur ndërsa ishte duke u futur në Shqipëri me makinë, brenda së cilës u gjetën armë të ndryshme.

Gjatë kontrollit të bërë nga policia kufitare rezultoi se në automjet ai kishte fshehur një snajper, një pistolet, një armë gjahu dhe municion luftarak.

Në pranga është vënë një 53-vjeçar me inicialet S.L., banues në Zvicër, i cili udhëtonte nga Italia në drejtim të Kosovës.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të arrestuarit ndërsa më tepër detaje priten të mësohen në vijim.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar në analizën e rriskut dhe inteligjencën informative për një shtetas që kishte me vete armë zjarri dhe do të hynte në Shqipëri, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore, operacionin policor të koduar “Snajperi”.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë në hyrje të RSH, 53 vjeçarin së bashku me automjetin e tij tip “Land Rover” dhe gjatë kontrollit, Policia gjeti të fshehura, në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.