Aktualitet Trafikoi në Shqipëri BMW-në e vjedhur në Norvegji, arrestohet 26-vjeçari

Trafikoi në Shqipëri BMW-në e vjedhur në Norvegji, arrestohet 26-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Nord” është vënë në pranga 26-vjeçari me iniciale G.T., banues në Itali.

Policia njofton se i riu i arrestuar ka blerë në mënyrë të jashtëligjshme një automjet tip “BMW”, të dyshuar të vjedhur në Norvegji dhe më pas e ka trafikuar atë në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “BMW”.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jenë kryer nga ky shtetas, dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.