Bota Tragjedi edhe në Spanjë, 462 të vdekur vetëm këtë të hënë

Tragjedi edhe në Spanjë, 462 të vdekur vetëm këtë të hënë

Spanja po përjeton ditë shumë të vështirë. Shifrat e të prekurve dhe viktimave që raportohen ditë pas ditë po njohin vetëm rritje të mëdha.

E hënë e 23 marsit, shënoi edhe kulmin e të dhënave. 462 persona kanë gjetur vdekjen vetëm në 24 orët e fundit, 70 më shumë sesa ditën e diel.

Numri total i viktimave ka shkuar në 2182, një tendencë e frikshme.

Ministri i Shëndetësisë Fernando Simon konfirmoi se janë rritur me 14% edhe rastet e reja në raport me numrin total të një dite më parë.

4717 janë rastet e reja vetëm këtë të hënë, ndërsa në total kanë shkuar 33 mijë e 89 të infektuar.

Lajme jo të mira edhe nga statistikat e atyre që kanë lënë spitalin,

Në raport me të dielën, numri i atyre që kanë lënë spitalin gjithnjë krahasuar me totalin e rasteve pozitiv është 13%, ndërsa një ditë më parë ishin 15%.

Ndërkohë numri i atyre që janë në terapi intensive ka shkuar në 2355 ose 32% më shumë se një ditë më parë.

Autoritetet thanë gjithashtu se 87% e viktimave në Spanjë janë mbi 70 vjeç.