Sport Tragjedia e Bergamos: A ishte kjo ndeshje shkaku që përhapi masivisht koronavirusin?

Tragjedia e Bergamos: A ishte kjo ndeshje shkaku që përhapi masivisht koronavirusin?

Bergamo, “Wuhani” i Italisë, por dhe i Europës dhe botës, aty ku koronavirusi po shkakton të një tragjedi të vërtetë njerëzore, po përjetonte deri pak ditë më parë një delir kolektiv si pasojë e sukseseve të ekipit të tij, Atalantës, që veçse në Serinë A po shkëlqente dhe në Champions. E pikërisht këtu mendohet se janë rrënjët e një infeksioni ku koronavirusi po i merr jetën në masë.

Imunologu italian Francesco Le Foche beson se një nga nxitësit për situatën katastrofike në Bergamo, ku po regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve të koronavirusit, ka qenë dhe ndeshja e 1/8 në Champions mes Atalantës dhe Valencias.

Ndeshja në fakt u luajt në Milano, ku Atalanta fitoi 4-1. Por aty morën pjesë rreth 40,000 tifozë nga Bergamo, qyteti më i prekur nga COVID-19, shkruan Virgilio Sport.

“Disa ngjarje të mëdha shkaktuan përhapjen e virusit, dhe njëra prej tyre mund të ketë qenë ajo mes Atalantas dhe Valencia. Ishte kulmi i një euforie kolektive, duke bërë bashkë mijëra e mijëra njerëz që përqafoheshin e putheshin me njëri-tjetrin…E gjithë kjo mund të ketë kontribuuar në përhapjen e virusit”, mendon Le Foche.

“Unë mendoj se shumë nuk kanë dashur të humbasin ndeshjen nëse kishin biletë, edhe nëse kishin ethe ose simptoma të tjera të virusit,” vuri në dukje imunologu italian.

Ndërkohë, personi i tij i parë i infektuar në Kroaci ishte në Milano dhe ndoqi ndeshjen mes Atalantas dhe Valencia, kanë veçuar mediat e Zagrebit.