Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag ka thënë se nuk do të refuzojë mundësinë për t’u rikthyer në Bayern Munich.
Trajneri i Bayernit, Niko Kovac, është në presion të madh dhe nga disa persona është kërkuar shkarkimi i tij.
Si zëvendësimi adekuat i tij po shihet trajneri i Ajaxit, i cili sezonin e kaluar ka bërë punë të mrekullueshme me kampionin holandez dhe gjatë këtij sezoni po e vazhdon të njëjtën punën.
Ai tha se mund të rikthehet pasi nuk do të qëndrojë me kampionin holandez edhe për 10 vitet e ardhshme, transmeton KosovaPress.
“Nuk e heq këtë mundësi. Jam i lumtur edhe pse nuk do të jem trajner këtu edhe për 10 vite. Do të vijë dita që do të them lamtumirë”, deklaroi ai.
Ten Hag ka qenë si trajner i dytë në klubin gjerman gjatë vitit 2013-2015 duke punuar nën urdhrat e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola.
Ajaxi nesër do të pres në shtëpi gjigantin anglez, Chelsea, në kuadër së Ligës së Kampionëve.