Pavarësisht se Spanja i mundi thellë duke i shënuar tre gola, trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç shprehet se rezultati nuk pasqyron lojën që ato dhanë në fushë. Në konferencën për media Daliç ka deklaruar se ekipit të tij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të fitojë kundër Shqipërisë dhe Italisë.
Trajneri kroat pati dhe një vlerësim për paraqitjen e kuqezinjve ndaj Italisë, duke e cilësuar Shqipërinë si ekip të fortë.
“E analizova ndeshjen më vonë. Shqipëria kaloi në epërsi, u shfaq e barabartë me Italinë, madje mund të barazonte. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë, ata kanë ambicie dhe mbështetje nga tifozët, si dhe luajnë me shumë energji. Nuk ishin më keq se italianët”.
Daliç ndërkohë ka bërë të ditur se në përballjen me Shqipërinë që do të luhet më 19 qershor në Hamburg do të ndryshojë strategji, skemat dhe lojtarë të formacionit.