Konfirmohen tre raste të reja me koronavirus mes efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Pas kryerjes së testimit me tampon rezultoi se oficeri i shërbimit të rojës dhe dy punonjës të tjerë u diagnostikuan pozitivë me virusin e ri me origjinë nga Kina. Kjo e çon në 8 numrin total të efektivëve të policisë të prekur nga virusi.
Pas këtyre lajmeve aspak të mira, pas Drejtorisë së Policisë së Tiranës po instalohet një tjetër tunel dezinfektimi dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.