Opinione Tre maskarenjtë e Shqipërisë

Tre maskarenjtë e Shqipërisë

I duan komisionet në qendrat e votimit sepse duan të manipulojnë votat?

Po, sigurisht! Por, kaq është shumë pak.

Cfarë tregon sociologjia e këtyre komisioneve shumë më tepër sesa kaq?

Aty përqendrohet pabesia e forcave politike karshi njera tjetrës. Pabesia përmbi besën e shqiptarit që i këndojmë me lahutë, cifteli dhe gajde.

Aty ngjizet militanti që pasi bën krimet elektorale, është gati të bëjë pastaj cdo gjë që ja kërkon bosi politik.

Aty militanti nis të ngjisë shkallët e karrierës sepse e ka të bazuar atë te besnikëria në manipulimet e votave.

Aty takohen dhe bëhen solidarë, njihen me njeri tjetrin tre personazhet që shkatërruan Shqipërinë :

i forti i lagjes dhe i katundit,
pisnesmeni që bën tregti me paret e politikanit,
militanti që dëshiron të bëhet nëpunës për ta bërë qytetarin shërbëtor të tij.

Këta janë tre maskarenjtë e Shqipërisë së sotme. Demaskoni këta, dhe keni çjerruar maskën së keqes, keni shpëtuar veten tuaj ose çiliminjtë tuaj që nuk ju a kanë për borxh të vuajnë sepse ju jeni gjumasha, frikacaka, bullafiqa.

Aty dallohen pisnemenët e partisë që do të privilegjohen me tendera dhe bisnesmenët kundërshtarë që do të falimentohen.

Aty përqendrohet gjithë Shqipëria e këtyre viteve.

A do të ndryshohet?

Unë ende kam edhe një fije shpresë këtë herë. Përndryshe duhet të vijë NATO ta ndryshojë ose z. Trump.

A mund të ndryshohet? Po, ka njëqind mundësi. Mjafton të pyesin dhe e kanë gati zgjidhjen.

A është zgjidhje zëvëndësimi i antarit të komisionit me një robot idiot si votim elektronik? Jo.

Pse?

Sepse nuk ka gjë më të lehtë sesa të manipulosh robotin.