Kryesore Tre viktima dhe 571 raste të reja me Covid-19

Tre viktima dhe 571 raste të reja me Covid-19

Tre viktima dhe 571 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 277 raste të reja, duke vijuar më pas me 27 raste në Fier, 21 në Berat, nga 20 qytetarë në Kamëz, Vlorë, 16 në Gjirokastër, 15 në Sarandë, nga 14 qytetarë në Durrës, Korçë, Elbasan, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Lezhë, Lushnje, 8 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kavajë, Mat, 6 në Mirditë, nga 5 qytetarë në Krujë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 4 në Vorë, nga 3 qytetarë në Librazhd, Gramsh, Belsh, Cerrik, Dimal, Përmet, Dropull, Kurbin, Tropojë, nga 2 qytetarë në Kukës, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Kolonjë, Devoll, Pogradec, Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 7,763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Viktimat- Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Berati 64 vjeç, një qytetare nga Elbani 77 vjeçe, një qytetare nga Memaliaj 86 vjeçe.

Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë.