Aktualitet Helmimi nga uji në Krujë, tre zyrtarë në hetim për shpërdorim detyre

Helmimi nga uji në Krujë, tre zyrtarë në hetim për shpërdorim detyre

Prokuroria e Krujës ka njoftuar se për ndotjen e ujit të pijshëm në qytetin e Krujës ka nisur hetimin ndaj 3 zyrtarëve, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Bëhet fjalë për Ledio Çelën, administrator i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Krujë; Andi Kupën, drejtues teknik në këtë ndërmarrje dhe Ervin Karafilin, shef i shërbimit të Epidemiologjisë dhe Higjienës në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor të qytetit.

Sipas njoftimit, këta 3 shtetas, me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit. Ndaj tyre është marrë edhe masa e pezullimit nga detyra.