Coco Chanel ka thënë se një grua që pret flokët po ndryshon jetën e saj. Ajo mendon se prerja e flokëve sinjalizon një ndryshim të ri për një femër. Por edhe nëse nuk po kaloni në një stuhi ndryshimi në jetën tuaj, të presësh flokët, kohët e fundit është kthyer në trend.
Yjet e famshëm na japin shembullin më të qartë të këtij trendi që tashmë po preferohet edhe nga shumë të reja. Por nëse jeni mes një dileme se çfarë modeli mund të zgjidhni nëse vendosni që të ndryshoni diçka në look-un tuaj, më poshtë ju sjellim disa nga yjet e skenës të cilat kanë përqafuar më parë këtë trend.
Të famshmet kanë befasuar me paraqitjen e tyre në evente të ndryshme të botës së artit. Më poshtë ju sjellim disa modele që me siguri do t’ju bëjnë të dashuroheni.