Mjeku në shërbimin Infektiv Tritan Kalo është shprehur për ABC News se është shprehur se pritet që në fund të marsit me 31 dhe në 2 prill do të kemi një panoramë më të qartë në lidhje me përhapjen e COVID 19.
Doktori Kalo ka bërë apel për kujdes të gjithë shqiptarëve duke theksuar se të gjithë janë njëlloj të rriskuar dhe se nuk ka kufi moshor në këtë rrezik.
Intervista e plotë:
Si po e përballoni këtë moment nuk na i thoni
Problem është se personat më të ekspozuar janë personeli mjekësor që është në kontakt të vazhdueshëm me të infektuarit dhe neglizhimi më i vogël na shkakton dhe infektimin e personelit. Përmes një apeli që kam bërë mëngjesin e kësaj të hëne për qytetarët pas erdha në mëngjes në spital por pashë që shumë individë lëviznin në grupe dhe shkonin nëpër supermarkete që nuk respektonin distancën. Nuk respektojnë as radhën dhe asgjë.
SHBA po bëjnë gati testin që del një rezultat për 45 minuta do ta kemi një test të tillë? Jeni pro testimit të popullsisë në mënyrë masive apo jeni pro idesë që po ndiqet në shumë vende të botës?
Testimet e shpejta ende nuk janë të certifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë po punohet me përparësi në mënyrë që të futen sa më shpejt në praktikën klinike. Së dyti në konferencën më të fundit të OBSH theksojnë se bëhet fjalë për kombinimin e dyfishtë e cila është treguar mjaft efiçente në Singapor dhe në Kore ka qenë kombinimi i dy masave ose dy elementëve njëkohësisht. Masa e plotë siç është ajo e distancimit social dhe e dyta testimi vetëm i të dyshuarve të mundshëm dhe jo i gjithkujt. Vetëm për ato persona që kanë dyshime dhe ka të dhëna klinike se mund të jenë të infektuar. Shtrirja masive siç nisi në fillim në Kinë apo dhe në Kinë. Në Vuhan të Kinës në fillim u testuan rreth 800 mijë individë dhe vetëm 0.14 % rezultuan të prekur. Fillimisht mund të bëhen gjëra të tilla për të njohur shtrirjen e epidemisë, por tashmë ne e dimë se jemi në një pandemi shtrirja pak rëndësi në tërë popullatën por e rëndësishme është për personat e ngushtë dhe personat që shfaqin probleme të mëparshme shëndetësore. Kjo është dhe platforma që ne kemi ndjekur dhe do të plotësohet me tej me futjen e këtyre testeve.
Pra pavarësisht se ne kemi pajisjen e turbekulozit ne na duhet një certifikim në mënyrë që këto teste të bëhen? Duke qenë se kemi pajisjen e turbekulozit mjaftojnë vetëm kitet e duhura për tu bërë analiza në këtë moment a i jep ndikim?
Bëhet fjalë për PCR si një teknikë ekzaminimi të virusit në rastin paraprak, janë teknika që njihen në laboratorin e mikrobiologjisë së shërbimit universitar të sëmundjeve të mushkërive tek :Shefqet Ndroqi”, janë porositur edhe disa kamera speciale kanë ardhur dhe pritet që të montohen që ta bëjnë sa më të sigurtë testimin. Nuk bëhet fjalë vetëm për të rritur gamën e shpejtësisë por për të ulur rriskun e infektimit të personelit.
Jave e vështirë thoni ju, por sa mund të rritet numri i të infektuarve?
Është e vështirë të përcaktohet, por rritja e kurbës siç kam ndjekur këto ditë me 5, 10 dhe 12 të infektuar që dalin të infektuar nëse niset ky trend shpresojmë që të mbajmë nën kontroll trendin e rritjes në mënyrë që të mos kemi një rritje eksponenciale, po të zbutur të rasteve. Një mundësi e tillë do të na mundësonte që të kontrollojmë dy gjëra të kontrollojmë mundësinë e ekzaminimit dhe përkujdesjes në spital dhe të shfrytëzojmë kapacitete që kemi që të mos të kemi mundësinë e mbivendosjes apo kapërcimin e kapaciteteve që ne kemi përcaktuar në katër strukturat, COVID 1 aktualisht Infektive, COVID 2 Shefqet Ndroqi e kështu me radhë. Unë ju kam bërë një thirrje popullatës që duhet të vetëndërgjegjësohemi si popull.
Fillojnë parashikimet nga njerëzit e fushës se kjo është java më e vështirë, dy javët e tjera gjithë marsin, prilli, si e shikoni ju doktor duke parë edhe ecurinë që ka qenë në vendet e tjera?
Ne bazohemi në atë që quhet tendenca e përhapjes epimidelogjike në popullatë dhe në atë që quhet eksperienca kineze, koreane, në Singapor në Spanjë, Gjermani se fundmi dhe në SHBA tregon se nga fundi i javës së dytë apo më saktë në fundin e javës së tretë shikohet qartësisht tendenca e zhvillimit të rasteve në popullatë kjo gjë na vendos para faktit deri në 31 mars dhe 2 prill që do të na orientojë dhe përcaktojë nëse jemi në rrugën e drejtë të kontrollit me masat që kemi marrë apo ka një rrezik të shpërthimit eksponencial dhe një mundësie për tu ardhur në ndihmë këtyre njerëzve por masa kritike për të ruajtur parashikimet është ajo që ne kemi thënë njerëzit duhet të ndërgjegjësohen nuk po i “burgos”, njëri vetëm po ju bëjmë një kufizim lëvizjesh për të shpëtuar jetën e vetes.
Doja një apel tuajin drejtuar të rinjve, sepse është thënë se është një virus që preke moshat e treta dhe se të rinjtë dhe fëmijët nuk i prek nëse nuk kanë patologji të tjera, por për fat të keq sot humbi jetën një 43 vjeçar që nuk kishte sëmundje të mëparshme. Çfarë mesazhi keni ju?
Unë së pari jam mjek, prind dhe një specialist që kam bërë betimin e Hipokratit dhe kam detyrim që të jap mesazhe të qarta. Çdo individ në Shqipëri duhet ta ketë të qartë në kokë se të gjithë jemi të ndaj infeksionit CVID 19 nuk ka më kufi moshor fillimisht ishte se rrisku i prekjes ishte mbi 50-60 vjeç, por eksperienca e SHBA-së tregoi se të gjithë jemi të rriskuar dhe nuk ka kufi moshor të gjithë jemi të rrezikuar të humbasim jetën.