Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se dy javët në vazhdim do jenë më të ashprat në luftën kundër koronavirusit dhe do ketë shumë vdekje.
Në një konferencë ditën e sotme, Trump pasqyroi një pamje të zymtë të dy javëve të ardhshme, por shtoi se do të ketë më pak vdekje nëse ndërmerren hapa të caktuar lehtësues.
“Kjo do të jetë ndoshta java më e vështirë mes kësaj jave dhe javës tjetër, dhe do të ketë shumë vdekje, për fat të keq”, tha Trump.