Aktualitet Dy raste të reja me COVID-19 në Shkodër, priten analizat dhe për...

Dy raste të reja me COVID-19 në Shkodër, priten analizat dhe për 15 të dyshuar

Konfirmohen edhe dy raste pozitive me COVID-19 në Shkodër, ndërkohë priten analizat për 15 të tjera.

Me dy rastet e reja numri i të infektuarve në Shkodër shkon në 33.

Gjatë ditës sotme ka vijuar hetimi epidemiologjik në dy vatrat e reja të lagjeve Dobraç dhe Kiras të Bashkisë Shkodër.

Janë marrë 12 tampona të tjerë për këto dy familje, ndërkohë nga numri i emergjencës 127 janë njoftuar edhe për 3 raste të dyshuar për Covid-19, pacientë të moshave 80, 48, 25 vjeç, me klinikë të shfaqur pa histori udhëtimi. Monstrat janë dërguar në ISHP, se bashku me 2 mostra të tjera të dërguara sot në mëngjes, gjithsej janë 17 mostra.

Për dy prej tyre kanë ardhur përgjigjet mbrëmjen e sotme, ku janë konfirmuar pozitivë. Në orët në vijim pritet të mbërrijnë rezultatet e analizave për 15 të tjerët.

Ndërkohë në Malësi të Madhe është marrë mostra e një personi nga Koplik i Sipërm që kishte kontakt me dy familjet të testuar pozitivë në Shkodër dhe është dërguar në ISHP Tiranë, ndërsa personat e tjerë të familjes nuk kishin shenja klinike të dyshuara, por janë vënë në karantinim.