Kanë vijuar në distancë përballjet dhe akuzat e ashpra mes presidentit Joe Biden dhe paraardhësit të tij Donald Trump.
Kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë deklaroi më herët se mbështetësit e agjendës së Donald Trump “Make America Great Again” (Maga) janë një kërcënim për demokracinë.
Ai u bëri thirrje drejtpërdrejt republikanëve të moderuar që të bashkojnë forcat me demokratët, për të mbrojtur demokracinë, pavarësisht nga ideologjia.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Donald Trump. Në replikën e tij manjati shkruan se presidenti i Shteteve të Bashkuara është një i çmendur dhe vuan nga demenca.
“Dikush duhet t’ia shpjegojë Joe Biden, ngadalë dhe me pasion se MAGA do të thotë që të bësh Amerikën sërish të madhe. Nëse nuk do ta bëjë këtë gjë me fjalë, vepra dhe mendime, nuk duhet të përfaqësojë Amerikën”, u shpreh ish-presidenti amerikan.